24 Janar 2007 | Nr 3761 Viti XIII
ONLINE
 
aaKerko:a Ne Gazete Ne Internet
   
Faqet e Gazetes
EDITORIAL
Faqe2-3
Faqe4-5
Faqe6-7
Faqe8-9
Faqe10-11
Faqe12-13
Faqe14-15
Faqe16-17
Faqe18-19
Faqe20-21
Faqe22-23
Faqe24-25
Faqe26-27
Faqe28-29
Faqe30-31
MILOSAO
BLUETOOTH

Bluetooth ne PDF
a
Rai Uno, një dokumentar për jetën e Adelinës
Vleresimi: (0 vota) Printo Dergo me e-mail Diskuto kete lajm
Shkrime te tjera tek faqet
Kriza Energjitike, Vihet në rrezik Muzeu i Butrintit
• Luan Sejdini
Të huajt “rindërtojnë” Muzeun Kombëtar
• Oliverta Lila
Alession Boni vizitë në Tiranë
• 
08/01/2007 - 10:06
• 

Vetëm pak kohë më parë, në faqet e Gazetës do të tregohej historia e Adelinës. Vajza durrsake që i shpëtoi prostitucionit, tashmë ka ngritur në Itali një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikut. Historia vazhdon edhe më tej. Gjithçka që ka ndodhur në jetën e saj, do të "preket" nga afër nga një publik i gjerë. Stacioni italian Rai Uno, ka marrë përsipër realizimin e një filmi dokumentar mbi historinë e Adelinës. Ndonëse ky nuk është emri i vërtetë i saj, ai personifikon të gjitha ato vajza që janë shfrytëzuar nëpër trotuaret e Italisë. Adelina tregon se xhirimet e filmit kanë mbaruar që në datën 19 dhjetor dhe pritet që të transmetohet këtë muaj në Rai Uno. Për realizimin e tij është angazhuar stafi i programit "Il Bivio" dhe kuestura e Varesës, ku Adelina ka gjetur mbështetje dhe mbrojtje, pas denoncimit që iu ka bërë tutorëve të saj. Përshkrimi nis që në fëmijërinë e Adelinës. Atëherë kur ajo bënte një jetë normale si të gjithë fëmijët e tjerë. Por jeta e saj do të merrte kthesë 10 vjet më parë. Ajo rrëmbehet, dhunohet dhe detyrohet të prostituojë për tutorët në Itali. Janë pikërisht këto vite, ku mëshon më shumë filmi dokumentar. Në bashkëpunim me kuesturën e Varesës, është improvizuar momenti i rrëmbimit të Adelinës, torturat e shumta që ka vuajtur, duke u shitur nga një dorë në tjetrën dhe deri në arrestimet që u bënë pas denoncimit të saj. Ky film dokumentar nuk synon të tregojë thjesht historinë e një të trafikuare. Nëpërmjet ngjarjes së Adelinës, e cila gjeti forcën të denonconte dhe të shkëputej nga jeta e "rrugës", kërkohet të bëhet një sensibilizim për të gjitha ato vajza që ngurrojnë të denoncojnë, ngurrojnë të tregojnë historinë e tyre dhe jetojnë nën shtrydhjen e tutorëve. "Këtë film ia dedikoj të gjitha Adelinave, të gjitha vajzave që ndodhen në rrugët e Italisë, të gjitha vajzave që kanë denoncuar dhunuesit e tyre, ashtu siç bëra unë. Por ky film i dedikohet edhe policisë e karabinierëve italianë, në veçanti Luigi Manco dhe kapitenit Mario Tusa, të cilët kanë shpëtuar shumë vajza nga kthetrat e trafikut", - shprehet Adelina.
Spoti
Adelina e ka rrëfyer historinë e jetës së saj nëpër shumë studio televizive italiane, nëpër emisione radiofonike, si dhe faqe gazetash kanë shkruar dëshminë e saj. Së fundmi edhe një film dokumentar që do të shfaqet në Rai Uno. E pavarësisht të gjithave që kanë ndodhur, Adelina tani bën një jetë të lirë. Por së fundmi, e angazhuar edhe në luftën kundër trafikut të femrave. Këto ditë ajo do të xhirojë edhe një spot kundër dhunimit dhe trafikimit, që do të transmetohet pothuajse në të gjitha stacionet radiofonike italiane. Në këtë spot, Adelian u bën apel të gjitha femrave që detyrohen të shesin trupin e tyre dhe të mbushin xhepat e tutorëve, të gjejnë guximin të denoncojnë në emër të një jete të lirë. "Liri dhe Ligjshmëri" janë fjalët që tingëllojnë brenda meje, Bëhu si unë, një grua e lirë dhe e respektuar; si qenie njerëzore bërtit bashkë me mua me zë të lartë: "Lërmëni, dua lirinë time". Ky është një pjesë nga teksti që pas disa ditësh do të dëgjohet në spotin e sponsorizuar nga kisha dhe nga radio "Zëri i shpresës".
Historia
Historia e saj do të niste 10 vjet më parë. Adelina, një vajzë nga Durrësi do të rrëmbehej, dhunohej dhe pastaj do të trafikohej në trotuaret e Italisë. Në trupin e saj do të provonte torturat çnjerëzore të njerëzve që do të shfrytëzonin trupin e saj për të fituar milionat. Do të gëlltiste turpin, mohimin e familjes, do të duronte cigaret që i fikeshin në trup, apo të çarat që do ta detyronin të mbyllte gojën. Të gjitha këto, Adelina i tregon pasi ka shpëtuar nga trotuaret e Italisë. Ajo mori guximin të denonconte në polici tutorët e saj dhe të fillonte një jetë të lirë. Që nga ajo kohë nuk është kthyer asnjëherë në Shqipëri. Prej pak kohësh ka ngritur në Itali një qendër rehabilitimi për gratë e dhunuara, e cila do të presë vizitoret e para. Historinë e saj e ka treguar edhe në dy libra, "Libera" (E lirë) "Adelina, e lirë nga prostitucioni". Botime të cilat kanë arritur shifra të mëdha. Pritet që së shpejti të vijë në Tiranë, në një seminar kundër trafikimit. ol. li.

Kthehu mbrapa







 

Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
Perdorimi i lajmeve mund te behet duke permendur burimin, nese jo kjo eshte nje shkelje e te drejtave.