24 Janar 2007 | Nr 3761 Viti XIII
ONLINE
 
aaKerko:a Ne Gazete Ne Internet
   
Faqet e Gazetes
EDITORIAL
Faqe2-3
Faqe4-5
Faqe6-7
Faqe8-9
Faqe10-11
Faqe12-13
Faqe14-15
Faqe16-17
Faqe18-19
Faqe20-21
Faqe22-23
Faqe24-25
Faqe26-27
Faqe28-29
Faqe30-31
MILOSAO
BLUETOOTH

Bluetooth ne PDF
a
Në Tiranë, në konferencën kundër trafikut të femrave
Vleresimi: (0 vota) Printo Dergo me e-mail Diskuto kete lajm
Shkrime te tjera tek faqet
Nis regjistrimi i celularëve me kartë
• 
Odiseja e regjistrimit, nga Xhafaj deri në Parlament
• 
27/12/2006 - 09:21
• 

Itali-Tashmë është e angazhuar. Merret me qendrën dhe me menaxhimin e shitjeve të librave të saj. Po ashtu, ka qenë e ftuar në dhjetëra emisione televizive në stacionet italiane, ku ka treguar dhe historinë e saj. Po ashtu, shumë faqe gazetash janë mbushur me rrëfimin e saj.
Adelina, vajza durrsake mjaft e njohur në Itali për misionin e saj pasi shpëtoi nga trafiku, në muajin janar ose në shkurt, pritet të vijë në Tiranë. Së bashku me një grup oficerësh të policisë italiane, do të jenë në një seminar në Hotel Tirana, në një konferencë e cila ka si temë luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. “Do të vij me policinë italiane për një konferencë, për të folur kundër trafikut të femrave”, - ka treguar për gazetën Adelina. Ajo është shprehur se konferenca është organizuar nga një grup gazetarësh shqiptarë, mes tyre Briseida Mema, në bashkëpunim me koalicionin ndërkombëtar kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Po ashtu, Adelina, vajza e trafikuar para 10 vjetësh, ka botuar dy libra. Njëri quhet “Libera” (E lirë) dhe i dyti, “Adelina, e lirë nga prostitucioni”. Të dy botimet e vajzës durrsake kanë arritur shifra të mëdha shitjesh, paratë e të cilave Adelina që për vite me radhë është shfrytëzuar barbarisht, i ka investuar në qendrën e rehabilitimit të viktimave të trafikut, e ngritur prej saj. “Në librat e mi është shkruar historia ime, rrëmbimi, shitje-blerjet nga njëra dorë në tjetrën dhe prostituimin me dhunë në rrugët e Italisë. Kam treguar atë çfarë më ndodhi mua dhe shumë vajzave tjera, kam publikuar atë që kanë parë sytë e mi”, - ka thënë durrsakja, e cila një dedikim të veçantë ka për karabinierët që e ndihmuan. gr.so

Kthehu mbrapa







 

Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
Perdorimi i lajmeve mund te behet duke permendur burimin, nese jo kjo eshte nje shkelje e te drejtave.